May 6, 2024
Rajon - Botë

Një 26-vjeçar shqiptar vdes në aksident trafiku në Bronx, shoku i tij në gjendje kritike

Si pasojë e një aksidenti në Bronx të New Yorkut, ka vdekur Kreshnik Kajtazaj nga Kosova, ndërsa 24-vjeçari që ishte në veturë me viktimën, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë, aksidenti me fatalitet ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe.

Përplasja fatale sipas tyre ndodhi rreth orës 12:15 në lagjen e shqiptareve Morris Park Avenue dhe Haight Avenue në Bronx, New York.

Hetimi paraprak zbuloi se një Mercedes Benz ML320 i vitit 1998 me dy persona po udhëtonte me shpejtësi të madhe në expresin Morris Park Avenue, kur shoferi nuk arriti të kontrollonte automjetin ne tentative per te bere nje kthesë dhe u përplas me një shtyllë te ndriçimit.

Kajtazaj u deklarua i vdekur në vendin e aksidentit nga mjekët, ndërsa pasagjeri i tij u transportua në gjendje kritike për në spital, raporton televizioni lokal Bronx12.