May 5, 2024
Kosovë

Policia e Kosovës dhe Policia e San Antonio’s me marrëveshje në luftë kundër krimit të organizuar

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara, ka takuar William McManus, shef i Departamentit të Policisë së San Antonio’s në Teksas, me të cilin ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, ku përfshihet lufta kundër krimit të organizuar transnacional, shkëmbimi i praktikave më të mira në trajnime, hetimet penale, media, teknologjinë e avancuar dhe sfidat globale të zbatimit të ligjit.

Sipas njoftimit të Policisë, bashkë me bashkë me Mehmetin në SHBA po qëndron edhe stafi i tij, Atasheu i DOJ – ICITAP-it pranë Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë dhe këshilltarja vendore e policisë, janë takuar me z. William McManus, Shefin e Departamentit të Policisë së San Antonio’s në Teksas.

Gjatë takimit u diskutuan tema të ndryshme me interes për zbatimin e ligjit, i cili u përmbyll me nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunim dhe bashkërendim ndërmjet dy institucioneve. /