Në Stacionin Policor Kisella Vodë, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë kryer një bisedë zyrtare me A.S. (25) nga rrethina e Shkupit, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm nga një grua 48-vjeçare se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 14-vjeçare, me të cilën ishin në një lidhje dashurie.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia për Krimin me Dhunë – Sektori për Delikte të Gjaku dhe Seksuale pranë SPB Shkup do të ngrejë kallëzim penal për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale “sulm seksual ndaj fëmijës” sipas nenit 188 të Kodit Penal.

