July 23, 2024
Rajon - Botë

Nisin bisedimet për rinovimin e marrëveshjes së grurit, Rusia dhe OKB takohen në Gjenevë

Një delegacion rus dhe përfaqësues të OKB-së filluan një raund tjetër bisedimesh në Gjenevë sot për të diskutuar rinovimin e marrëveshjes për eksportin e grurit nga Ukraina.

Delegacioni rus udhëhiqet nga zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Vershinin dhe OKB-ja përfaqësohet nga Sekretarja e Përgjithshme e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin, Rebeka Grynspan.

Zyra e përhershme ruse në Gjenevë dhe një zëdhënëse e UNCTAD konfirmuan për median ruse TASS se takimi ishte duke u zhvilluar dhe negociatat kishin nisur.