Në lagjen Aerodrom të Shkupit ka filluar ndërtimi i një marketi të ri të kompanisë gjermane “Lidl”. Në ceremoninë e nisjes së punimeve mori pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili hodhi solemnisht lopatën e parë.

Mickoski deklaroi se ky investim është një dëshmi e qartë se Maqedonia e Veriut po bëhet gjithnjë e më atraktive për investitorët e huaj.

Ky është një prej disa projekteve të reja të rrjetit gjerman të marketeve “Lidl” në vendin tonë, që pritet të sjellë konkurrencë më të madhe në tregun e shitjes me pakicë dhe punësim të ri për qytetarët.

Marketit në Aerodrom do t’i shtrihet një sipërfaqe prej 3.438 metrash katrorë, nga të cilët 1.200 metra katrorë do të jenë sallë shitjeje.

sqShqip