Banorët e prisnin këtë projekt prej dekadash
Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka njoftuar se kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës që lidh Reçicën e Madhe me autostradën.
Sipas Qamilit, bëhet fjalë për një projekt infrastrukturor që banorët e Reçicës e kanë pritur prej dekadash dhe që tashmë po realizohet.
Ai theksoi se asfaltimi i kësaj rruge do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe do të rrisë sigurinë në komunikacion, si për banorët e zonës ashtu edhe për të gjithë qytetarët që e shfrytëzojnë këtë aks rrugor.
Qamili shtoi se Komuna e Tetovës do të vazhdojë me investime konkrete në infrastrukturë, me synimin për të ndërtuar rrugë më cilësore dhe për të përmirësuar lidhjet rrugore në të gjithë territorin e komunës.

