Zëvendëskryeministri dhe ministri për transport, Aleksandar Nikollovski si mysafir në Kanal5 ka folur sërish për ndërtimin e rrugës Shkup-Bllacë duke theksuar se rretj 80 për qind e kësaj rruge do të jetë me objekte, ose “siç thotë pipulli” në beton.

Ai ka numëruar edhe objektet e shumta që do të ndërtohen në këtë autldtrdë për shkak të konfiguracionit të papërshtatshëm të terenit, si tunele galeri, e kështu me radhë.
I pyetur për akuzat nga zyrtarë të BDI se traseja e vjetër e rrugës nuk ka ndryshuar, Nikollovski ka hedhur poshtë këto pretendime. Sipas Nikollovskit, traseja e re nuk do të kalon nëpër tokat e funksionarëve të BDI-së, transmeton portali Lideri.mk.

“Kjo është ajo që u dhemb funksionarëve të BDI-së”, ka theksuar Nikollovski.
Ai ka shtuar se sipas projektit të ri autostrada do të kushton 40 milionë euro më pak, që paraqet rreth 20 për qind, nga çmimi i planifikuar fillestar.

“Këtë nuk e themi ne, por e thotë kompani e njohur franceze”, ka shtuar Nikollovski, duke u zotuar se punimet në këtë korridor do të kryhen më shpejtë se sa është paraparë./Lideri

" "
sqShqip