April 27, 2024
Shqipëri

Ngatërroi ujin me raki, vdes tragjikisht 2-vjeçari në Devoll

Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Sul, Devoll.
Një fëmijë 2-vjeçar ka mbërritur i pajetë në ambientet e spitalit të Bilishtit.
Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike, konkretisht raki nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.
Pasi e ka konsumuar sipas mjekëve i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes duke i sjellë vdekjen.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

E ëma e ka gjetur djalin të shtrirë në dysheme dhe e ka çuar menjëherë në spital por fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në banesë.

“Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.” – njofton policia.