May 15, 2024
Maqedoni

Nga Xhamia e Profetit në Medine, Krenar Lloga u uron besimtarëve muaj të lehtë agjërimi

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, u ka uruar besimtarëve myslimanë muajin e Ramazanit.

Nga Xhamia e Profetit në Medine, Lloga u ka uruar besimtarëve një muaj të lehtë agjërimi.

“Nga Xhamia e Profetit a.s. në Medine, ua uroj muajin e Ramazanit!

Agjërim të lehtë, lutje të pranuara, begati në çdo shtëpi dhe lumturi në zemrat tuaja”, shkruan ai.