May 2, 2024
Maqedoni

Grubi: Në prag të fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, uroj që begatitë dhe bekimet e tij shpirtërore të ndriçojnë vatrat e juaja familjare

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, përmes një postimi ka uruar gjithë myslimanët për fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit.

Postimi i plotë i Artan Grubit:

Besimtarë të nderuar,
Në prag të fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, uroj që begatitë dhe bekimet e tij shpirtërore të ndriçojnë vatrat e juaja familjare.
Le të shfrytëzojmë çdo çast të këtij muaji për të praktikuar vepra të mira në frymën e vlerave të larta njerëzore të paqes, respektit, mirësisë dhe bamirësisë.
Qofshin të pranuara ditët e agjërimit dhe të gjitha lutjet!
Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju!