Nga mesnata çmimet e derivateve të naftës shënojnë ulje të ndjeshme. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, benzina ulet për 7 denarë për litër, ndërsa dizeli për 5.5 denarë. Me çmimet e reja, një litër Eurosuper 95 do të kushtojë 86 denarë, Eurosuper 98 do të shitet për 88 denarë, ndërsa Dizeli për 94.5 denarë. Ulja e çmimeve në tregun vendor vjen pas rënies së çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare. Nafta e tipit Brent, e cila shërben si një nga referencat kryesore në tregun botëror, brenda një jave ka rënë në 96.6 dollarë për fuçi, përkatësisht për rreth 8 dollarë./Alsat.mk.

sqShqip