April 28, 2024
Maqedoni

Nevzat Bejta habit Gostivarin me mesazhin e tij: “Bllagoslloven sum”!

I nderuar dhe i bekuar të jem kandidati juaj për Kryetar të Gostivarit, ka shkruar kandidati i BDI-së në Gostivar Nevzat Bejta.
“Besimi i liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, strukturave të partisë, si dhe përkrahja e vazhdueshme që po marr nga qytetarët e Gostivarit për kandidimin tim për Kryetar komune në zgjedhjet e 17 Tetorit, më kanë bërë të ndjehem njeriu më me fat që jam banor i Gostivarit dhe njëkohësisht anëtar i familjes sonë të madhe, BDI”, shkruan Bejta. Ai u është drejtuar gostivarasve edhe në gjuhën maqedonase, ku shkruan “pocesten sum i bllagoslloven”.