May 5, 2024

Vendi ynë, do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës, do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit, por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 19°C.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Temperatura minimale do të ulet në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 17°C.