Një grup qytetarësh të revoltuar kanë thirrur protestë para selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël, duke shprehur pakënaqësinë për moszgjidhjen e çështjes së emrave të rrugëve në Tetovë.

Sipas qytetarëve, pas më shumë se dy dekadash pjesëmarrje në pushtet, BDI nuk ka arritur ta përmbyllë procesin e emërtimit të rrugëve në qytet, duke lënë të pazgjidhur një çështje që lidhet me identitetin dhe historinë lokale.

Protesta do të zhvillohet nesër nga ora 20:00, ndërsa thirrja drejtuar qytetarëve është bërë me kërkesën që ata t’i bashkohen protestës për të kërkuar përgjegjësi nga ish pushteti që zvarriti dhe nuk e zgjodhi me vite kētē problem.

sqShqip