Sport

Pike zbret në fushë dhe kritikon gjyqtarin Manzano

Pike zbret në fushë dhe kritikon gjyqtarin Manzano

Zherard Pike edhe pse nuk u paraqit nw sfidwn me Real Madridin, nw fund tw takimit kishte njw moment tw diskutimit me gjyqtarin kryesor, Gil Manzano, për ti thënë diçka.

Sipas “Marca” ai shkoi dhe e kritikoi gjyqtarin sepse kishte vendosur shumë pak kohë shtesë. Pike nisi të debatojë me gjyqtarin dhe u desh të ndahej nga delegati i ndeshjes, Karlos Naval, i cili i tha të shkojë në dhomat e zhveshjes.

Pike insistonte ti afrohej gjyqtarit me gjithë insistimin e Naval që ai të shkojë në zhveshtore.