May 8, 2024
Sport

Djali i Igli Tares nënshkruan me Rapid Vjenën, Mensur Kurtishi e ndihmon në këtë transferim

Tare jr nënshkruan me Rapid Vjenën, Mensur Kurtishi e ndihmon në këtë transferim
Etienne Tare, djali i Ilgi Tares, drejtorit sportiv të Lazios, është larguar nga klubi kryeqytetas për të vazhduar karrierën e tij profesioniale te gjiganti austriak Rapid Vjenë, shkruan Open-TV.

Tare i ri ishte 13 vite pjesë e akademisë së Lazios.

Sulmuesi 18-vjecar sot ka nënshkruar kontratë 1+1 me ekipin e dytë të Rapidit, që bënë gara në kategorinë e dytë austriake dhe atje Etien shpreson që të ketë mundësinë të shpërthejë edhe në skuadrën e parë.

Në këtë transferim të tij ka ndihmuar edhe ish-futbollisti i mirënjohur Mensur Kurtishi, i cili duket në një foto të përbashkët me Taren e ri në stadiumin e Rapidit në Vjenë.

Kujtojmë se Mensur Kurtishi tani ka filluar të punoj edhe si menaxher futbolli, duke qenë pjesë e agjensisë së menaxherit të mirënjohur, Shkumbin Qormemeti.

Kurtishi merret më shumë me zbulimin e talenteve të reja të futbollit në Austri. /Open-TV.