May 28, 2024
Maqedoni

Nëse VMRO-ja propozon kryeministër shqiptar, a do ta pranojë BDI, pyet Mickoski? Përgjigjet BDI!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në ClickPlus në TV21 ka parashtruar pyetje deri tek Bashkimi Demokratik për Integrim, nëse do të pranojnë kryeministër shqiptar të propozuar nga VMRO-DPMNE-ja.

“Nëse VMRO propozon kryeministër shqiptar, a do ta pranojë BDI?”, pyet Mickoski.

Nga partia e Ahmetit për TV21 thonë se për të diskutuar për këtë çështje, partia e Mickoskit fillimisht duhet të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Kur ta marrin mandatin ata (VMRO-DPMNE), në rast se i fitojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare , pse jo? Në këtë rast, bëhet fjalë për marrëveshje koalicioni midis BDI dhe LSDM për 100 ditshin e fundit para mbajtjes së zgjedhjeve ku taksativisht thuhet qe kandidati për Kryeministër do të propozohet nga BDI”, thuhet në përgjigjen e BDI-së.