May 15, 2024
Maqedoni

Deputeti i VMRO-DPMNE-së shprehet i gatshëm të rrahet me Talat Xhaferin para kamerave

Nxitja e tensioneve dhe fushata anti-shqiptare vazhdon të jehojë e rritet edhe më shumë nga ana e deputetëve të VMRO-së .

Sikur të mos mjaftojë kjo, deputeti e funksionari i lartë i opozitares, Igor Janushev ka filluar edhe me kërcënime të ashpra.

Në disa shkrime publike Janushev së fundi ka kërcënuar kryeparlamentarin Xhaferi, duke thënë se është i gatshëm edhe për ballafaqim fizik e përleshje.

“Nëse Talati apo kushdo qoftë tjetër mi përmend edhe njëher fëmijët e mi, nuk do të ketë fund të mirë. Ky nuk është një kërcënim, por betim. Nëse mendoni për ndonjë ballafaqim, nuk është problem, por vetëm dua brenda dhe të ketë edhe kamera, të xhirohet gjithçka”, ka thënë mes tjerash Janushev.