Sot bëhen nëntë vjet nga ndarja nga jeta e Bajram Rexhepit, kryeministrit të parë të Kosovës në periudhën e pasluftës.
Rexhepi kishte ndërruar jetë më 21 gusht 2017, pas një beteje disa mujore me probleme të rënda shëndetësore.
Në prill të atij viti ai ishte shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa më pas ishte dërguar për trajtim në Turqi. Pas rreth pesë muajsh trajtim, ai ndërroi jetë, duke lënë pas bashkëshorten dhe vajzën.
Bajram Rexhepi kishte lindur më 3 qershor 1954 në Mitrovicë. Studimet pasuniversitare i kishte përfunduar në Zagreb në vitin 1985, ndërsa për vite me radhë kishte punuar si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës.
Gjatë luftës së vitit 1999, Rexhepi iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku shërbeu për disa muaj si mjek në terren.
Pas luftës, ai u angazhua në jetën politike dhe institucionale të vendit. Shërbeu si kryetar i Mitrovicës jugore dhe ishte drejtues i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në këtë qytet.
Your fingers can tell you a lot about your personality. What kind of fingers do you have?
Tips and Tricks
by Taboola
Më 4 mars 2002, pas disa muajsh bisedimesh politike dhe me ndërmjetësimin e shefit të atëhershëm të UNMIK-ut, Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës e zgjodhi Rexhepin kryeministrin e parë të Kosovës së pasluftës.
Më 1 prill 2010, ai u emërua ministër i Punëve të Brendshme.
Në vitet e fundit të jetës, Rexhepi ishte tërhequr nga politika dhe i ishte rikthyer profesionit të tij si kirurg.

