May 18, 2024
Maqedoni

Në Shkup ka nisur konferenca e parë rajonale me temë “Bashkëpunimi për forcimin e sipërmarrësisë dhe rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”

Në Shkup sot ka nisur Konferenca e parë Rajonale me temën “Bashkëpunimi për forcimin e Sipërmarrësisë dhe rritjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme”. Gjatë dy ditëve në vijim, nga data 20 deri më 21 nëntor, në konferencë do të marrin pjesë zyrtarë të lartë qeveritarë dhe njerëz të cilët luajnë një rol kyç në hartimin e politikave dhe strategjive për zhvillimin ekonomik në rajon nga Kroacia, Turqia, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe nga vendet fqinje Shqipëria, Serbia dhe Kosova. Imer Imeri, drejtor i Agjencisë për Mbështetjen e Sipërmarrësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tha se është krenar që AMS ka marrë iniciativën për të organizuar këtë ngjarje të rëndësishme në vitin kur festohet 20-vjetori i Agjencisë.

IMER IMERI DREJTOR I AGJENCISË PËR MBËSHTETJEN E SIPËRMARËSVE

“Jam krenar që Konferenca po zhvillohet në vitin kur Agjencia feston 20 vite të suksesshme nga themelimi i saj. Në rolin e dorës së zgjatur të qeverisë së RMV-së, në kordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me ministrinë e ekonomisë si dhe institucionet tjera të ndërlidhura Agjencia për Mbështetjen e Sipërmarrësisë monitoron dhe mbështet nga afër sipërmarësit e ardhshëm si dhe ndërmarjet e vogla dhe të mesme ekzistuese”.

Në Konferencë u zhvilluan diskutime për shkëmbimin e praktikave më të mira që janë dëshmuar për NVM-të gjatë kohërave turbulence, duke përfshirë pandeminë COVID-19 dhe krizat e vazhdueshme globale të energjisë dhe ekonomike. Axhenda përfshin gjithashtu sesione mbi dixhitalizimin, praktikat e qëndrueshme dhe rëndësinë e mbështetjes së biznesit për sipërmarrësit potencialë, startup-et, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në rajonet jashtë qendrave të mëdha urbane, thanë nga AMS.