May 3, 2024
BallinaMaqedoni

Arben Taravari nga Berlini: Ne që 2-3 vjet themi se Ballkani Hapur nuk është i mirë – tërhiquni! Shyqyr Zotit doli Bujari dhe e pranoi

Kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari tha se ka gati 3 vite që e kanë potencuar se Maqedoni duhet të tërhiqet nga Ballkani i Hapur pasi nuk është iniciativë e mirë, por që nuk është bërë dhe shtoi se më në fund Bujar Osmani e tha një gjë të tillë, transmeton TV21.

“Ne qe 2-3 vjet themi se Ballkani i Hapur nuk është i mirë, tërhiquni se edhe Shqipëria u tërhoq. Shyqyr Zotit doli Bujari dhe ai tha se nuk është projekt i mirë, tha Taravari.