April 30, 2024
Maqedoni

Në Shkup do të organizohen protesta për viktimat e aksidentit në Bullgari

Të premten e ardhshme, më 10 dhjetor, do të organizohet marsh protestues në Shkup për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari. Marshi do të organizohet nën moton “Drejtësi, Përgjegjësi” dhe do të fillojë në ora 12 e 30 minuta. Pikënisja e marshit do të jetë Parku në Çair, kurse do të përfundojë para Prokurorisë Publike, njoftojnë nga Këshilli Organizativ.