July 26, 2024
Maqedoni

Në kulmin e ndarjeve në BDI, kujt po i çon “selam” Dehari: “I zgjuar është ai që din kur duhet të largohet” (Foto)

Fatmir Dehari konsiderohet ndër figurat më të fuqishme në BDI. Megjithatë, kur subjekti i tij është përfshi në përçarje të mëdha, Dehari ka mbajtu një qëndrimi neutral, sa do kritik herë pas here.

Ndarjet në BDI janë thelluar edhe më tepër që nga prononcimi i fundit i Deharit, kursr ai tani ka zgjedhur një thënie nga Winston Churchill për të dërguar porosinë e radhës, shkruan Lideri.mk.

“I zgjuar është ai që kupton momentin se kur duhet të largohet”, ka shkruar Dehari në FB, duke bë kurioz opinionin se kujt ia ka dedikuar.
Sidoqoftë edhe pse për opinionin mbeten enigmë, ata që u është dedikuar ky mesazh e kanë të qartë peshën e tij./Lideri