May 15, 2024
Maqedoni

Në Greqi është arrestuar një shtetas nga Maqedonia me 45 kilogramë kanabis

Në një aksion policor në afërsi të qytetit grek Kukush (Kilkis), është arrestuar një shtetas 27-vjeçar i Maqedonisë së Veriut me akuzën se në automjetin ka transportuar 45 kilogramë kanabis, njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

Sipas të njëjtave informacione, i arrestuari fillimisht nuk është ndalur tek shenjat e policisë, ka tentuar të largohet, duke rritur shpejtësinë dhe në tentativë për të bërë një kthesë ka goditur një automjet tjetër.

Në automjetin e shtetasit 27-vjeçar nga Maqedonia janë gjetur dy thasë me 40 pako kanabis me peshë totale 45 kilogramë e dy gramë. /MIA