April 29, 2024
Maqedoni

Në ditën e “paradës së krenarisë”, Alternativa i del fuqimisht në mbrojtje familjes tradicionale si celulë e shoqërisë

Në ditën kur në Shkup organizohet e a.q. parada e krenarisë, AlternAtivA edhe një herë është distancuar nga çdo veprim publik, që shkon në drejtim të dëmtimit të familjes tradicionale dhe gjykon se kjo është nëpërkëmbje e vlerave tona tradicionale, reagon kjo parti politike.
“Në frymë të programit të dalë edhe nga Kongresi i Parë, por edhe në bazë të përkushtimit të saj themelor politik, ne edhe njëherë sot deklarojmë se për ne celula themelore dhe e vetme e shoqërisë mbetet familja tradicionale e bashkësisë së një burri dhe një gruaje. Kjo është tradita e jonë, krenaria jonë dhe morali ynë”, thuhet në reagimin e Alternativës.
Pavarësisht se secili ka të drejtë ta shprehë lirinë e tij publikisht dhe askush askujt nuk mund t’ia ndalojë të deklarohet siç dëshiron, kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të nënkuptojë që të dëmtohen strukturat tradicionale shoqërore, siç është familja.
“Sidoqoftë, AlternAtivA – si parti konservatore – mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e këtyre vlerave dhe të këtij morali pavarësisht pozicionit të saj politik”, theksohet në reagim.