Putin nxjerr komandantin obez në fushë-betejë: Ha 5 vakte në ditë dhe pi 1 litër vodka

Vladimir Putin ka nxjerrë në fushë të betejës me ukrainasit një gjeneral të dalë në pension dhe madhe mbi peshë. Ndërkohë që oficerët e lartë i ranë në luftë, Putin ka nxjerrë tashmë në front komandantin e ri, pretendojnë raportet.

Despoti rus tani po mbështetet te gjenerali 67-vjeçar për të ringjallur pushtimin e tij që nuk ka shkuar siç duhet.

Gjenerali Pavel, thuhet të jetë në krye të forcave speciale të Putinit në Ukrainën lindore pasi ish-komandanti i njësisë u plagos rëndë në një sulm artilerie, tha një burim për Daily Star.

Veterani gjigant thuhet se ka shërbyer në pushtimin rus të Afganistanit në vitet 1980 dhe ka mbi katër dekada përvojë.

Thuhet se ai ha pesë vakte në ditë dhe pi të paktën një litër vodka. Gjenerali jeton në periferi të Moskës dhe prej pesë vitesh shijonte pensionin e tij, por tani është thirrur në luftë.

Por Paveli nuk është më në kulmin e tij, në fakt, ai është aq mbipeshë sa duhet që uniforma ushtarake për të të bëhet me porosi. g.v/abcnews.al