Maqedoni

Aziri: Ta shohim a e ka seriozisht Kasami kur thotë se dëshiron ta largojë BDI-në nga Qeveria

Mbështetja e kandidatit të Besës për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami është test për koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe vetë Kasamin se a duam seriozisht ta rrëzojmë Bashkimin Demokratik për Integrim nga pushteti.

Kështu u shpreh Elmi Aziri në ClickPlus teksa u pyet për mundësinë që koalicioni nga ku vjen ai të përkrahë Kasamin në rrethin e dytë të zgjedhjeve kundër kandidates së BDI-së, Teuta Arifi.

“Ne jemi në test. A e kemi me të vërtetë para qytetarëve gatishmërinë që të dëshirojmë ta largojmë… Ne jemi në test se a e kemi në plan, a e kemi betejën e vërtetë për ta rrëzuar Bashkimin Demokratik për Integrim nga pushteti. Këtë test e ka edhe Bilall Kasami si kryetar partie. A e ka seriozisht atë që e thotë çdo ditë që dëshiron ta largon Bashkimin Demokratik për Integrim nga qeverisja. Edhe Bilall Kasami edhe çdo kush tjetër që me vite thonë se duhet të ndryshohet BDI-ja, të këqijat e qytetarëve vijnë nga BDI-ja, ja e ka rastin”, tha Aziri.

Paraprakisht ai tha se ASH-AAA është e gatshme të përkrahë Kasamin, por është ky i fundit që duhet të shkojë te ata për të kërkuar mbështetjen./TV21