May 17, 2024
Sport

Ndeshje historike për Maqedoninë, në ”Old Trafford” i presin 74 mijë tifozë!

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll e ka dëshmuar edhe në të kaluarën se di të befasoj përfaqësuese të mëdha dhe me emër si Italia e Gjermania, ndërsa të njejtën do ta pretendojë ta bëj edhe ndaj Anglisë sonte këtu në “Old Traford”.

Bllagoja Milevski, seleksionues

“Maqedonia ka treguar jo vetëm tani, por ka treguar për disa vite se ka cilësi dhe potencial për të qenë konkurruese në Evropë. Për të mos përmendur atë që këta djem kanë arritur ndër vite. Kjo skuadër ka potencialin të luajë një ndeshje të mirë me Anglinë, e më pas të jetë konkurruese në kualifikuese.

Stefan Ristovski, kapiten i Maqedonisē

“Është e rrallë që Maqedonia të luajë ndeshje të tilla, në stadiume të tilla. Vetë liga që zotëron Anglia është kulmi i futbollit. Është bukur të hysh në Old Trafford, nuk të duhet ndonjë motivim i veçantë, por të dalësh dhe të tregosh atë që ke. Ne jemi padyshim një skuadër e tillë, që luajmë ndeshje të mëdha dhe duam të bëjmë mrekulli.

Maqedoninë e pret një stadium i mbushur, ku anglezet i kanë shitur të gjitha biletat dhe të pranoshëm do të jenë afër 74 mijë simpatizant të futbollit dhe përkrahës të Anglisë.

Ndeshja Angli – Maqedoni e Veriut do të luhet sonte në “Old Trafford”, duke nisur nga ora 20:45.