May 4, 2024
Maqedoni

Ndërron jetë ish ministrja e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Ilinka Mitreva

Ka ndërruar jetë ish ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Ilinka Mitreva.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur nga partia LSDM.

Mitreva ka qenë njëra ndër themelueset e partisë Social demokrate LSDM dhe deputete e po të njejtës parti dhe Ministre e Punëve të Jashtme.

Ajo u emërua për herë të parë në këtë pozicion në maj 2001, por dha dorëheqjen në nëntor 2001. Gjithsesi ajo u ri-emërua në nëntor 2002 dhe e gëzoi këtë pozicion deri në gusht 2006, kur qeveria e re hyri në zyra pas zgjedhjeve parlamentare /KlanMacedonia/