May 14, 2024
Maqedoni

Misini viziton Prishtinën, bisedohet për Konferencë rajonale të biznesit

Drejtori i Agjencisë për Mbeshtetjen e Sipërmarrësisë në Maqedoni, Hajrulla Misini dhe Gafur Zharku si Udhëheqës i Departamentit për forcim të kapaciteteve institucionale dhe Bashkëpunim ndërkombëtar, kanë realizuar vizitë zyrtare në Prishtinë, ku janë mirërpritur nga Drejtori Gjeneral i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e ndermarrjeve në Kosovë, Zef Dedaj si dhe Nol Buzhala, Drejtor i Drejtoratit për zhvillim Privat.

“Çdo vizitë sjell të reja , çdo risi mund të sjellë freski shpirtërore dhe fuqi të reja motorike që nxisin në ide kreative dhe dobiprurëse ne atmosferën e punës.
E tillë ishte vizita jonë në Prishtinë te Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e ndermarrjeve në Kosovë. Ishte kjo vizita jonë e parë zyrtare e zvhilluar në këtë Agjencion, i udhëhequr nga Drejtori i Agjencisë për Mbeshtetjen e Sipërmarrësisë në Maqedoni, Hajrulla Misini dhe Gafur Zharku si Udhëheqës I Departamentit për forcim të kapaciteteve institucionale dhe Bashkëpunim ndërkombëtar.

Shkembimi i Përvojave është pasuri me vehte pasi që ajo sjell dhe kontribuon në ndertimin dhe sendërtimini e ideve dhe kapaciteteve të nduar nduarta institucionale.

Me mikëpritje tradicionale Kosovare na nderuan Drejtori Gjeneral i Agjencisë Zef Dedaj si dhe Nol Buzhala, Drejtor i Drejtoratit për zhvillim Privat.

Së pari shtjelluam tema, me çka krijuam një pasyrë mbi aktivitetet që bashkërendojnë në dy agjencitë simotra.

Kjo ndihmoi që të kemi një leternjohtim mbi aktivitetet a tanishme dhe disa të tjera në planifikim e sipër. Nga ana e jonë u shtrua kërkesë që vizita të rikthehet me çka nikoqiri u pajtua dhe mbeti që në të ardhme të afërt gjatë shtatorit të rikthehet e njëjta”, njoftuan nga kabineti i deejtorit Misini.

Me këtë rast ai ka shpalosur edhe një propozim konkret për zgjerim të bashkëpunimit.

“Drejtori Hajrulla Misini para të pranishmëve shtroi idenë për një Konferece Rajonale e cila u mirëprit dhe u mbeshtet nga të pranishmit.

Ne vazhdim u bisedua për bashkëpunim për të ardhmen si dhe paraqitje të përbashkët para donatorëve të mundshëm. Mbetemi me shpresë që këto mesazh pozitive që i shkëmbyem në Prishtinë për bashkepunim të na percjellin edhe në të ardhmen, duke i kurorëzuar me aktivitete dhe suksese konkrete”, thuhet në njoftim