July 26, 2024
Maqedoni

Fshati Hotël i Likovës ishte sot në rrezik, zjarri iu afrua shtëpive

Urgjente, zjarri po i afrohet shtëpive në fshat, flaka është e madhe, në rrezik është shpija e Raifit të Shukës.
“Na shkruajtën për të bërë apel që sa më shpejt të dalin të gjithë për ta lokalizuar zjarrin sepse ka shumë rrezik të madhë që të futet në fshat nëpër shtëpi atëherë gjithçka do të jetë shumë vonë.
Urgjentisht të dalin sa më shumë njerëz, dhe gjithashtu të merren masa nga institucionet kompetente me kohë sa nuk është përhapur më shumë”, thuhet ne apelin e fshatarëve.
Falë angazhimit të tyre, rreziku është tejkaluar për momentin.