May 13, 2024
Maqedoni

Zaev e akuzoi se posedon pasaportë bullgare, reagon Arsovska

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot në intervistë për “Utrinski Brifing”, kandidaten e pavarur për Qytetin e Shkupit, Danella Arskovska, e cila përkrahet nga VMRO-DPMNE-ja, e ka akuzuar se posedon pasaportë bullgare.

Ndërsa në lidhje me deklaratën e kryeministrit të vendit Zaev, ka reaguar Danella Arsovska. Ajo në konferencë për media, tha se nuk posedon pasaportë bullgare dhe se këtë do ta dëshmojë.

“I kam mohuar tërësisht këto pretendime dhe duhet të them se jo vetëm shkupjanët, por gjithë Maqedonia e di dhe beson se njerëzit që i shitën interesat kombëtare maqedonase, tani dy ditë para zgjedhjeve dalin me pretendime të cilat unë nuk mund t’i dëshmoj me procedura”, tha Arsovska.