May 5, 2024
Maqedoni

Ndërron jetë drejtori i përgjithshëm i Hekurudhave, Mubekir Palloshi

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë Mubekir Paslloshi, drejtor gjeneral në Drejtorinë e Hekurudhave.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar miqtë dhe familjarët e të ndjerit.

I ndjeri ishte Sekretar i Sekretariatit të Departamenteve tek partia Alternativa.

Duke u lutur për shpirtin e tij, i njoftojmë të gjithë se lutja e fundit për shpirtin e tij do të bëhet në xhaminë e Bedrit në Butel pas namazit të ikindisë.