May 7, 2024
Kolumna

Frika nga intelektualët e vërtetë

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Është shumë intresant ajo që ndodhë me disa individë ose grupe individësh shqiptarë. Këta individë për të kapur poste në subjektetet politike shqiptare ose poste në pushtet duhet të e luajnë lojën.

Cila është kjo lojë që këta individë e luajnë për të i penguar intelektualët e vërtetë. Kjo lojë e tyre bëhet indirekte duke përdorur metodat më perfide për të i penguar intelektualët e ditur dhe guximtarë. Këtë lojë e luajnë duke afruar individë pranë tyre të cilët janë të paditur, por me urdhrin e këtyre karieristave i arrijnë qëllimet e tyre personale.

Përgatisin skenare më të fëlliqura për të mos i lënë të jenë pranë tyre intelektualët e vërtete dhe guximtarë. Këtë metod e përdorin duke i shfrytëzuar ca zagarë të tyre.

Nëpërmjet këtyre zagarëve ata lere që nuk i lejojnë që këta intelektualë të vërtetë të marrin poste në subjektet politike, por edhe nëse janë në ndonjë post dhe ballafaqohen me ata ose ato që ua thonë në sy dhe duan të i pengojnë padrejtsitë, hajnitë e tyre.

Në ato momente që e shohin se këta intelektualë i pengojnë ata për të bërë maliverzime të ndryshme.Që nga ai moment ata fillojnë të i përgatisin skenare, kurtha pas shpine dhe organizojnë që kuadrot e tilla të mirëfillta të mos i mbajnë pranë tyre.

Ata i largojnë duke ua përgatit kurthat të tillëve, spse ata janë pengesë e tyre që të luajnë si maca me miun. Në këtë mënyrë ua mbyllin veprimin atyre dhe i largojnë ose i detyrojnë ata/ ato të largohen vet.

Në këtë mënyrë e hapin rrugën e tyre për të manipuluar si të dëshirojnë ata/ ato.Pranë vetes afrojnë individë të paditur, frikacakë, servila. Gjitha këto i bëjnë që kariera e tyre të vazhdojë më gjatë në postet e tyre partiake ose në postet e pushtetit.

Largimi i intelektualëve të vërtetë dhe guximtarë të këtillve ua garanton jetëgjatsinë në pozicione të larta partiake dhe pushtetore. Një gjë e këtillë ndodhë vetëm me eliminimin e intelektualve të vërtetë.