May 3, 2024
Kosovë

Ndërroi jetë majori i policisë së Kosovës, ishte edhe veteran i UÇK-së

Ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, majori i Policisë së Kosovës Milaim Fejzullahu, njëherit edhe veteran i UÇK-së.

Varrimi do të bëhet sot në fshatin Shallc të Vushtrrisë, në ora 15:00 me namazin e Ikindisë, njoftuan familjarët, raporton Klankosova.tv.

Me rastin e vdekjes së tij telegram ngushëllimi ka shkruar Sindikata e Policisë së Kosovë, dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Vushtrri.