May 14, 2024
Kosovë

Ndërroi jetë një nga emblemat e UÇK-së Mejdi Asllani – Plaku i Emshirit: Shpirti yt u prehtë aty ku prehen Çlirimtarët!

Ka ndërruar jetë një nga emblemat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Mejdi Asllani dhe rezistencës kombëtare kundër okupatorit serb- Plaku i Emshirit.

Mejdi Asllani, përveç veprimtarisë së tij gjat gjithë jetës për çlirimin e Kosovës, do të mbahet mend për vrasjen e policit famëkeq Draganit dhe dy policëve tjerë, të cilët tentuan ti hynin në shtëpi. Plaku i Emshirit, tashmë i krejt Kosovës, tregoi se si mbrohet pragu i shtëpisë, nderi dhe atdheu.

Lavdi o Plaku i Kosovës, shpirti jot u prehtë në pjesën më të lartë të Parajsës, aty ku prehen Çlirimtarët!