Shqipëri

Shqipëri, 148 raste të reja me COVID dhe 6 viktima

Numri i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri është rritur me 48 më shumë krahasuar me një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka raportuar sot 148 raste të reja. Megjithatë shifrat e infeksioneve në vend mbeten të ulëta krahasuar me disa javë më parë. Fatkeqësisht në 24 orët e fundit 6 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Në 24 orët e fundit janë shëruar 430 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,601 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 165 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar