April 28, 2024
Kolumna

Rëndësia strategjike e Kanalit të Suezit

Shkruan: Nefail Emini

Mesdheu Lindor është një nga rajonet më të rëndësishme në botë, jo përshkak të madhësisë së saj, por si rezultat i gjeografisë, pasi ajo është urëlidhëse mes tre kontinenteve, Azisë, Afrikës dhe Evropës. Të rralla janë rajonet që kanë një gjeopolitikë të tillë dhe ka pasur një ndikim të fuqishëm në rrjedhat e politikës globale. Një nga arsyet se pse kjo hapësirë ka një rëndësi kaq të madhe strategjike lidhet edhe me faktin se këtu gjendet edhe një nga rrugëkalimet ujore më të rëndësishme në botë. Kanali i Suezit që nga ndërtimi i saj ka qenë imazh prestigji, fuqie dhe konkurence mes fuqive globale për ta zotëruar apo edhe kontrolluar atë.

Ndërtimi i Kanalit të Suezit

Ky kanal u hap me 17 nëntorë 1869 dhe lidhi Detin Mesdhe me Detin e Kuq duke përfunduar një rrugë ujore në një kryqëzim të Afrikës dhe Azisë. Meqenëse fundi i kanalit lidhej me Gjirin e Suezit, ky kalim u bë i njohur si Kanali i Suezit. Ky kanal ka gjatësi rreth 193 kilometra dhe i gjatë rreth 312 metra, ajo në veri e lidhë Oqeanin Atlantik përmes Detit Mesdhe dhe këtë të fundit me Detin e Kuq e përmes saj më ngushticën e Bab-Al Mandep pastaj në jug me Detin Arabik dhe me Oqeanin Indian. Në të njejtën kohë ndan kontinentin Aziatik dhe atë Afrikan.

Që në antikitet kjo zonë ka pasur rëndësi të madhe strategjike dhe si rezultat i kësaj janë krijuar disa rrugë ujore të cilët lidhnin lumin Nilin me Detin e Kuq. Deri para ndërtimit të Suezit për të shkuar në kolonit biranike në Indi duhej të bëhej një rrugë shumë e gjatë rreth Kepit të Shpresës së Mirë në brigjet me jugore të kontinentit Afrikan, por pas ndërtimi të këti kanali rruga për në koloni u shkurtua me rreth 6000 kilometra. Ky kanal pati një rëndësi të madhe për për tregtin botërore si dhe ndhmoi fuqitë Europiane në procesin e kolonializimit të vendeve Afrikane dhe Aziatike. Kanali përbënte interes jetik për Britaninë e Madhe dhe me anë të Traktatit të Konstantinopojës në vitin 1888 theksonte se ky rrugë-kalimujor do të jetë i hapur çdo herë do të ketë status neutral edhe në rast lufte do të jetë nën kontrollin e tyre. Me nënshkrimin e traktatit të ri Egjipto-Britanik në vitin 1936 ajo e ripëcaktoi të drejtën britanike për të mbajtur kontrollin e kanalit, rëndësia strategjike e këti traktati u pa gjatë Luftës së Dytë Botërore kur ajo u përdor si rrugë furnizimi me burime energjetike dhe malra tjerë logjistik që ishin jetike për ushtritë aleate në Europë dhe Azi.
Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore shënoi ndryshime të mëdha gjeopolitike në Mesdheun Lindor e cila do të kishte impakt edhe në të ardhmen e kanalit. Në vitin 1954 egjitpianë dhe britanikët nënshkruan një traktat të ri i cili parashihte tërheqjen graduale të të gjithë trupave britanike nga zona. Kanali i Suezit deri në vitin 1956 transportonte 115 milionë tonë në vit dhe bënte fitime prej 11 milionë funtash, nga të cilat Britania merrte 4.5 milionë funte. Kjo tregon për rëndësinë ekonomike që kishte Suezi, ndërsa rëndësia gjeopoltike ishte jashtëzakonisht e madhe, apo edhe jetike për Britanin e Madhe, por edhe për të gjithë vendet tjera të Evropës Perendimore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo i mundëson që edhe Shtete e Bashkuara të Amerikës të kenë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në ujrat e Oqeanit Indian dhe Azisë Juglindore, si një nga rajonet më interes të fuqishëm strategjik për Uashingtonin e cila në të njejtën kohë është edhe një nga rajonet më të paqëndrueshme gjeopolitike në botë, si dhe Gjirit Persik, poashtu rajon tejet i paqëndrueshëm gjeopolitik si dhe gjigant për nga rezervat e naftës dhe gazit.

Shtetëzimi i Kanalit të Suezit

Me rritjen e nacionalizmit arab në vitin 1956 Gamal Abdel Naseri presidenti i Egjiptit lajmëroi shtetëzimin e Suezit i cili nuk lejonte që përmes saj të kalonin anijet Izraelite dhe kërcënoi se i njeti fat do ti përcillte edhe anijet franceze dhe britanike. Ky veprim cënonte interesat gjeopolitike të Britanisë së Madhe e cila çoi në përplasje ushtarake mes Egjiptit dhe koalicionit Izraelito-Britaniko-Francez, që rezultoi me mbylljen e kanalin përkohësisht mes vitete 1956-57. Lufta e vitit 1956 kishte acaruar edhe më shumë marrëdhëniet mes Egjiptit dhe ish vendeve kolonialite dhe Izraelit, Paqendrueshmëria gjeopolitike do të shafqej përsëri në Mesdheun Lindor, ku kanali I Suezit si një nga pikat më strategjike të rajonit do të mbylljes përsëri. Lufta Gjashtë Ditore të vitit 1967 ndikoi direkt tek fati i kanalit, pasi ai u mbyll për rreth 8 vite, duke u rihapur vetëm në vitin 1975, por që ndikim i saj gjeopolitik dhe ekonomik ishte shumë i madh.

Mbyllja e Detit të Kuq dhe Kanali i Suezit

Siç tham edhe më lartë Suezi lidh Detin e Kuq me atë Mesdhe, që nënkupton se nësë ndodh që njëra prej tyre të mbyllet, atëherë trafiku detar do të ndalohet. Nëse kjo rrugë mbyllet ajo do të ketë impat të fuqishme gjeopolitik jo vetëm për rajonin, por edhe për gjithë botën. Këtë po e shohim tani, ku si pasojë e luftës në Gaza, grupi Houthi po sulmon anijet izraelite dhe shteteve perëndimore, duke paralizuar këtë nyje shumë strategjike të tregtis globale. Kjo ka ndikuar që kalimet e anijeve nëpër kanal të ulen me 40 % në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Rëndësia ekonomike e Kanalit të Suezit.

Duke qënë se Suezi shkurton rrugën mes lindjes dhe perëndimit, mes Evropës dhe Azisë, vetvetiu kuptohet se ajo ka një rëndësi të madhe për të dy palet, dhe impakti i saj është shumë i madh, që nënkupton se në të ka interesa shumë të fuqishëm ekonomik poashtu edhe gjeopolitik. Këtë më së miri e tregon edhe numri i anijeve që kalojnë përmes saj çdo vit, ku në 2022 numri i tyre arriti në mbi 22 mijë anije apo mesatarisht 60 në ditë dhe rreth 15 % të tregtisë globale dhe 28 % të trafikut detar botërorë. Vitin e kaluar Egjipti ka fituar rreth 9 miliard dollarë nga kalimi i anijeve, dhe për këtë vit paralajmroi rritjen e tarifës së transitit për 15%, që nënkupton të ardhura më të mëdha për Kajron, por në të njejtën kohë shtrejtim të proukteve për pjesën tjetër të botës.

Rëndësia energjetike e Kanalit të Suezit

Duke qenë se ky rrugë-kalim ujor gjendet afër vendeve të Lindjes së Mesme, që shquhet për rezervat e mëdha të naftës dhe gazit, tregon për rëndësin që ka kanali për kalimine tyre transit drejt tregjeve të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe në të njejtën kohë kalim e naftës nga Rusia drejt tregjeve të Azisë Juglindore.
Çdo ditë përmes kanalit kalojnë rreth 2,5 milion fuçi (159 litra) apo rreth 9 % e totalit të naftës botërore nga vendet e Lindjes së Mesme drejt tregjeve Evropiane si dhe nga Rusia drejt tregjeve Aziatike, që flet për rëndësinë energjetike që ka ky kalim ujor. Brenda vitit përmes kanalit kalonë 8 % e gazit natyror global, që flet për rëndësinë energjetike që ka ky kanal.