May 8, 2024
Maqedoni

Ndërroi jetë, Mustafë Ebibi, arsimtar i palodhshëm kumanovar dhe drejtor i shkollës “Bajram Shabani”

Në moshën 60 vjeçare ndërroi jetë, Mustafë Ebibi, drejtor i Shf “Bajram Shabani”, përcjell Televizioni News
I ndjeri Mustafë Ebibi me përkushtimin më të madh iu përkushtua kryerjes së postit të drejtorit duke u angazhuar për përmisimin dhe avancimin e kushteve për mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimor. Për shumë vite ishte sportist aktiv dhe trajner futbolli në kategori të ndryshme të “Bashkimi”, por edhe Seleksionues i Reprezentacionit të Maqedonisë U 17.
I ndjeri Mustafë Ebibi ishte edhe valltar shumë vjeçar i SHKA ” Bajram Shabani ” e më pas edhe koreograf në këtë shoqëri duke vënë në skenë valle të shumta, pati bashkëpunuar edhe me koreografin e mirënjohur shqiptar Panajot Kanaçi.
Mustafë Ebibi gjatë tërë jetës ka lënë vepra të shumta të cilat gjatë do të mbahen mend.
Ngushlime familjes.(Televizioni News)