May 24, 2024
Maqedoni

Kovaçevski: Gjysëm shekulli nuk kemi pasur komunikim me Shqipërinë, tani kemi konceptin “One stop shop”

Sot është lëshuar në përdorim koncepti “One stop shop” në vendkalimin kufitar Qafë Thanë më Republikën e Shqipërisë. Me këtë koncept, sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski mundësohet fluks më i shpejtë për qytetarët e të dyja vendeve, por edhe kompanive që transportojnë produkte në këtë pikë kufitare.

Ai sot në fjalimin e tij në pikën kufitare Qafë Thanë theksoi se në këtë mënyrë u lehtësohet puna 11 mijë kompanive nga vendi ynë që janë të orientuara drejt eksportit dhe tregtisë me vendet e tjera, ndërsa mundësohet qasja më e lehtë në portet dhe vendet turistike në Shqipëri.

“Lehtësimi i fluksit të njerëzve dhe kapitalit rrit njëkohësisht lidhjet dhe komunikimin mes njerëzve. Ajo rrit shoqërimin mes njerëzve, diçka që për gjysmë shekulli i mungonte Shqipërisë dhe Maqedonisë asokohe, por tani paraqesim shembull se si duhet të sillen dy vendet fqinje”, ka thënë Kovaçevski.