Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Evdalit, një djalë i ri që, ndonëse me prejardhje nuk ishte nga Vaksinca, u rrit mes dajallarëve të tij në fshatin tonë dhe ishte pjesë e pandashme e fshatit tonë.

Evdali do të kujtohet për buzëqeshjen, forcën dhe shpirtin e tij. Largimi i tij në moshë kaq të re ka prekur thellë familjen, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

Në emër të faqes Vaksinca dhe të bashkëfshatarëve tanë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, dajallarëve dhe të gjithë të afërmve.

Lutemi që Zoti ta mëshirojë, dhe ta shpërblejë me Xhenet. Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë në zemrat tona.

" "

Pusho në paqe, Evdal. 🕊️
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë të afërmve.

sqShqip