Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi” në Strugë në kolaps financiar. Alsat mëson se borxhi I kësaj Ndërmarrje arrin rreth 5 milion euro. Vetëm Kompanisë energjetike EVN, Ujësjellësi I ka borxh 3,5 milion euro për fatura të papaguara prej vitesh. Kjo situate e vë në rrezik edhe furnizimin normal me ujë të qytetit. Ekziston rreziko që në çdo moment stacionet e pompave të mbeten pa energji elektrike. Për shkak të paralajmërimeve se Ndërmarrja sot do të mbetet pa energji elektrike, Gjykatës në Strugë I është kërkuar që të vendosë ndalesë të përkohshme për shkyçjen. Ndërkohë Ndërmarrja ka arritur që të paguajë vetëm një këst të borxhit të përgjithshëm.

“Ne vazhdimisht kemi presione nga furnizuesi i energjisë elektrike, paralajmërime para ç’kyçjes ndërsa ne vet si ndërmarrje nuk jemi në gjendje ta rregullojmë për shkak se faturat janë të larta. Ne ujin e pompojmë me pompa të mëdha që të ketë ujë në të gjithë qytetin e Strugës për fat të keq në të kaluarën u instaluan panele për nevojat e ndërmarrjes me qëllim që faturat të vijnë më lirë por ndokush e ka vjedhur bazën. Unë kërkova nga Prokuroria Publike se deri ku është kjo procedurë e cila është hapur në vitin 2022 dhe morëm përgjigje se akoma punohet në këtë rast dhe se nuk ka akoma indice se kush është fajtor për këtë vjedhje”, deklaroi Jovanco Meckaroski, drejtor i Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizime” Strugë. /Alsat.mk.

sqShqip