May 19, 2024
Maqedoni

Ministri i Alternativës, Admirim Aliti përkrah klubin e zemrës KF “Bashkimi”

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Admirim Aliti që vjen nga radhët e partisë politike Alternativa dega në Kumanovë iu është përgjigjur thirrjes për ta përkrahur klubin futbollistik “Bashkimi”.

Me këtë rast, Aliti ka dhuruar një donacion prej 1000 eurosh.

“ Sot kafen e mëngjesit me ministrin Admirim Haliti ,edhe atë në lokalet e klubit futbollistik “Bashkimi”.

Temë bisedë kishim sportin konkretisht futbollin dhe klubin e zemrës K.f. Bashkimi

Admirimi ishte mirë i njoftuar me gjendjen e klubit, njëherit ka ndihmuar klubin edhe më herët dhe në vazhdimësi shprehi gatishmëri me mundësitë e tij të ndihmojë

Admirimi në fund të bisedës dhuroi një donacion prej 1000 eurove për klubin

Ne ju falënderuam përzemërsisht, i dëshiruam së pari të ketë shëndet, punë të suksesshme dhe t’a paçim gjatë”, shkruan Florim Ymeri, trajner i klubit futbollistik “Bashkimi”.