Gjatë këtyre ditëve, Muftiu i Muftinisë së Kumanovës, h. Abedin ef. Imeri, së bashku me bashkëpunëtorë, qëndroi për vizitë në qytetin e Bursës, në Republikën e Turqisë, ku zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve të ndryshme.
Gjatë kësaj vizite u realizuan këto takime:
• Yavuz Selim Karabayır – Muftiu i Bursës;
• Şevket Bulut dhe Hasan Canlı – Zëvendësmyftinj në Myftininë Rajonale të Bursës;
• Sabahattin Turan – Muftiu i rajonit Osmangazi;
• Şakir Şahin – Muftiu i rajonit Nilüfer;
• Ömer Bozkurt – Muftiu i rajonit Kestel;
• Farettin Gülener – Afarist i mirënjohur në rajonin e Bursës;
• Rexhep Gündüz – Kryetar i Shoqatës Kulturore dhe të Solidaritetit “Kosovë – Shqipëri – Maqedoni”;
• Prof. Necmettin Şenocak – Ish-sekretar i Komunës së Bursës;
• Rafet Bilaçi – koordinator i fondacionit për Ballkan “Hudayi Vakfi”.
Gjatë këtyre takimeve u zhvilluan biseda në frymën e respektit dhe bashkëpunimit institucional, duke shkëmbyer përvoja dhe ide në lidhje me veprimtarinë fetare, organizimin institucional dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përkatëse.
Muftinia e BFI-së – Kumanovë shpreh falënderimet dhe mirënjohjen e saj për të gjithë personalitetet dhe përfaqësuesit që na pritën dhe na ofruan mikpritje të ngrohtë gjatë qëndrimit tonë në Bursa.
Një falënderim i veçantë i drejtohet z. Rexhep Gündüz, i cili ishte iniciator dhe mbështetës i realizimit të këtyre vizitave, duke kontribuar në organizimin dhe mundësimin e takimeve me personalitete të ndryshme të qytetit të Bursës.
Gjithashtu, falënderojmë përzemërsisht dr. Muhamed Ahmetajn, i punësuar në Muftininë e Bursës, i cili na shoqëroi gjatë gjithë qëndrimit tonë, duke na qëndruar pranë dhe duke kontribuar në mbarëvajtjen e vizitës.
Vizita të tilla përbëjnë një mundësi të çmuar për forcimin e lidhjeve vëllazërore, kultivimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve dhe personaliteteve tona në Republikën e Turqisë.
Muftinia e BFI-së – Kumanovë
Muftiu – h. Abedin ef. Imeri

