Sot isha i nderuar te pres në takim afaristin e mirënjohur, biznesmenin dhe njëherësh Konsullin e Nderit të Malit të Zi në Turqi, z. Naser Alim, i cili është themelues dhe pronar i një grupi kompanish të suksesshme, me dy kompani në Turqi dhe pesë kompani në Ballkan, njoftoi zëvendës drejtori i Doganave të Maqedonisë, Mustafa Dauti.

‘Grupi i kompanive që ai drejton numëron mbi 700 të punësuar.

Gjatë bisedës shkëmbyem mendime për çështje që lidhen me zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë, mundësitë e bashkëpunimit dhe tema të tjera me interes të përbashkët, theksoi Dauti duke shtuar se këto takime janë një mundësi të mirë për të forcuar dialogun dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi në dobi të zhvillimit ekonomik.

sqShqip