Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se puna në terren po zhvillohet me intensitet në të gjitha pjesët e komunës, ku njëkohësisht po realizohen investime në infrastrukturën nëntokësore dhe sipërfaqësore.
“Në çdo rrugë, në çdo lagje, në të gjithë Çairin po punohet. Po investojmë në infrastrukturën nëntokësore, po ndërtojmë e rikonstruktojmë rrugë, trotuare dhe hapësira publike, me një ritëm që shihet çdo ditë”, theksoi Mexhiti.
Ai nënvizoi se investimet që po realizohen janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve dhe modernizimin e infrastrukturës komunale.
“Kjo është mënyra jonë e qeverisjes: punë, investime dhe rezultate. Për qytetet tona, për qytetarët tanë dhe për shtetin tonë. Vazhdojmë”, u shpreh Mexhiti.
Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve zhvillimore në çdo lagje, me synim krijimin e një infrastrukture moderne, funksionale dhe të denjë për të gjithë qytetarët.

