Zv/drejtori i doganave Mustafa Dauti po qëndron në qyrztin Inegol të Turqisë ku u prit nga Kryetari i Komunës, z. Alper Taban, në një takim që e quajti të ngrohtë dhe miqësor, si dhe nga zyrtarë doganorë.
“Inegoli është një qytet me një komunitet të konsiderueshëm shqiptar dhe një qendër e rëndësishme industriale, me mbi 3.000 fabrika dhe kompani prodhuese. Shumë prej tyre bashkëpunojnë me kompani nga Maqedonia e Veriut, ndërsa besoj se ky bashkëpunim ka potencial të zgjerohet edhe më tej.
Gjatë vizitës takova edhe zyrtarë të doganave, me të cilët diskutuam për forcimin e bashkëpunimit doganor mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, lehtësimin e procedurave dhe shkëmbimin e përvojave”, njoftoi Dauti.
Dauti ka zhvilluar edhe me personalitete të tjera të rëndësishme politike, si dhe me përfaqësues të institucioneve të rëndësishme./Lideri

