Zv sekretari i qeverisë, Hasim Murtezani ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Ali Ahmeti, i cili në një tubim në Saraj tha se BDI-ja e ka bastion komunën e Sarajit, transmeton Zyrtare.

Përmes një reagimi publik, Murtezani thekson se BDI-ja e humbi drejtimin e Sarajit në zgjedhjet lokale të 19 tetorit 2025, pas 16 vitesh në pushtet, duke shtuar se partia mund të pretendojë rikthimin vetëm pas një periudhe të gjatë.
“Saraji ka përjetuar ndryshimin pas 16 viteve dhe nuk kthehet më e vjetra, ajo që e kemi parë dhe provuar se çfarë është bërë me komunën e Sarajit”, shkruan Murtezani.
Ai më tej vlerëson se e ardhmja e Sarajit u takon gjeneratave të reja, ndërsa shton se Ali Ahmeti dhe, siç shprehet ai, “grupi i tij”, janë “të pensionuar përfundimisht në Saraj”.
Reagimi i Murtezanit vjen pas deklaratës së Ahmetit në një tubim politik, ku lideri i BDI-së e cilësoi Sarajin si bastion të kësaj partie.

sqShqip