May 6, 2024
Dossier

Mulla Hasan Masurica dhe bekimet e Sulltan Abdylhamidit!

Mulla Hasan Masurica, dhe bekimet e
Sulltan Abdylhamidit! (për shpikjen dhe punëdorimim e ParaKallashit dhe Fluturakës me erë-frymë, ballanit)

Shkruan: Prof. Xhafer Ymer Sopoti, Kumanovë/Bazel

1) Mulla Hasan Masurica
U lind në Krilevë të Gjilanit me 22.01.1869, vdiq dhe u varros me 1942 në oborrin e Xhamisë në Muçvërcë, aty ku edhe shërbente si Imam (Mësues i besimit Islam) i Xhamisë së katundit.
Që nga viti 1903 e deri në vitin 1905 kurë edhe para Sulltan Abdylhamidit në Pallatin mbretnor buzë Bosforit dëshmoi krisjet dhe ushtimat e pushkëve me 1, dhe 5 fyshekë në oborrin e Pallatit kurse ate me 25 fyshekë e dëshmoi nga Dhoma e pritjes së Sulltanit, nga Pallati Mbretnorë në Dollma Bahçe të Stambollit!!!

Russi, Nikollai Mihailoviç (Nikolai Michailowitsch) Filatov, përvetësoi zbulimin e Mulla Hasan Masuricës

Me 1887 Filatov apsolvonte akademinë artilerike, nga viti 1892 deri në vitin 1917 ligjëronte në Shkollën e oficerve për artileri dhe me 1905 e bëni provën (gjujtjen) e parë në murin e gjuejtje të ndërtumë nga vet ai!… (Viti 1905 përputhet me vitin kurë Mulla Hassani i provoi armët-pushkat e tia me 1, 5, dhe 25 fyshekë te Sulltan Abdylhamidi në Dollma Bahçe rranzë Bosforit të Stambollit!!!

3) Russi, Mihael Timotijeviç Kallashnikov (Michail Timotijewitsch Kalaschnikow,
armëndreçës-ndërtues, lindi me 10.11.1919 në Kurja, vdiq me 10.11.2013 e vazhdoi, e përsosi kinse “zbulimin” e Filatovit dhe e pagëzoi me mbiemnin e vet Kallashnikov!!!
Këto të dhëna dhe shënime nga Enciklopedia Gjermane e Armatimeve ua solla juve lexues të nderumë që të vini në përfundimin e vërtetë të dëshmumë me dëshmi shumë bindëse dhe besnike!

Kongresi i Berlinit i vitit 1878, dhashtë Zoti kurrë mos u përsëritë ia zgjidhi durtë sërbisë që të dhumpirohet dhe të çohet peshë me zhdukjen, pastrimet, dëbimet e shqiptarve nga Vilajeti i pestë dhe i gjashtë (Beogradi dhe Nishi) të cilët nuk i mban mend jo vetëm e shkumja (historia) e Shqiptarisë por as e njerëzimit. Mbi 700 katunde por 511 vetëm nga Nishi, Toplica, Leskoci dhe Vranja prej tyne 31’000 familje me 360’000 gra, fëmi dhe burra mbrenda vetëm 48 orë (dy ditëve) me dhunë të papërshkrueshme u nxorrën nga shtëpitë dhe tokat shekullore të stërgjyshve të tyne! Edhe paraardhësit e Hasan Masuricës, Bajrami me të birin Islamin dhe familjet iu paskan nënshtru kësaj dhune dhe vujtje të paharrushme dhe detyru të largohen nga katundi i tyne D’llugajnicë (sot Dugajnica). Pjesa ma e madhe e ktyne Muhaxhirve shpëtimin e gjetën në Turqi ku sot e kësaj dite i kanë rujtë emnat e katundeve dhe qyteteve nga cilët kishin ardhë (Nishli quhet një djalosh i ri, këngëtarë në Stamboll i cili me besnikri dhe krenari e ka rujtë këtë mbiemën!). Edhe kryeplaku Bajrami nga malli ndaj vendit nga kishte pas ardhë me plotë vetëdije dhe Atdhetari e paska pas rujtë mbiemnin MASURICA! Edhe Bajrami edhe Islami të arsimumë dhe me detyra si Imamë të besimit Islam ashtu si edhe qenka qujtë Islami, babai i të madhit Mulla Hasan Masurica i cili paska qenë edhe MËSUES dhe frymëzues i të birit Hasanit i cili do të hyje dhe do të mbetet si qiri dritëdhënës në trashëgiminë Gjithëshqiptare! Hoxhë Islami paska pas lonë 4 djem trashëgimtarë, Hasanin i lindëm me 1869, Shabanin, Hysenin dhe Saliun prej të cilëve Shabani dhe Saliu qenkan pas shpërngulë për Turqi dhe paskan vdekë njeni në Stamboll e tjeri në Ankara të Turqisë. Islami, babai i Hasanit tonë paska pas punu si Imam por qenka marë edhe me tregti kështu që për kashorën e bukës së familjes shpesh paska pas udhtu nëpër Shkup, Manastir, Selanik dhe dri në Stamboll prej nga dhe paska sjellë libra në gjuhë arabe, turke, perse dhe bullgare me përmbajtje shkencore të cilat ia paskan tërhjekë vëmendjen Hasanit të vogël dhe të shtalbt por me zgjuesi të mbinjerëzore. Atë kohë ai paska hy në rrjedhë me me zbulimet shkencore të shkencëtarve tjerë besa edhe për Da Vinçin. Edhe me ndodhitë në botë si në Perandorisë Osmane edhe me ato ndër Shqiptarinë e në veçanti me veprimtarinë e Rilindasve dhe AbëCë-ne e Hoxha Tahsinit të Naum Veqilharxhit të pregaditëm në Stambollit që u pranu edhe në Qytetin e Alfabetit me 1908 në Manastiri i cili për marrën tonë vetëm po zbehet dhe shuket.
Mulla Hasan Masurica paska pas qenë një Mësues i vërtetë dhe njohës i mirë i porosive dhe parimeve Islame sepse me vepra dhe me jetë e dëshmoi ndër të parën porosi Kuranore: “Lexo, mendo, krijo, puno dhe kërko dijeninë prej djepit deri në vorr apo deri në Kinë!”
Kështu dhe ishte Mullai i madh, në moshën më të mirë kurë duheshte të shijoje dhe të përkujdeset për familjen e tij të shenjtë ai simbas suksesit e kishte meritu regjistrimin në Shkollën e lartë të besimit Islam “Daru-ul Mualim” në Shkup të cilën edhe e mbaroi jo vetëm me kohë por edhe me sukses të lavdrueshëm. Fati më i madh të cilin e përjetoi në këtë shkollë ishte se ishte bë jo vetëm nxënës por edhe mik dhe shok i besueshëm dhe krenarë i Profesorit të pavdekshëm Kamber Krasniqi të cilit ia paska pas rrëfy edhe msheftësitë me punët e tij të shkathta si ndërtimin e “Ballanit” të tijë me erë (frymë) ku si udhtarë të parë dhe të vetmin e paska pas vendosë djalin e tij të madh Muharremin i cili edhe mbas ramjes së ballonit të babait të vet mbi një lis, edhe pse e paska pas thy komën dhe me dhimta por nga krenaria për Babën e vet dhe nderin të ket fluturu mbi 70 metra nuk paska pas çitë za dhimbje. Dhe ky i mendshmi Hasan Masurica aq i bindshëm në zotësitë e veta e shkoçë kmishën prej trupi dhe ia lidhë komën, e shnoshë pa kërku ndihmë prej mjekve (ashtu ashtu të paqenë)! Si duket ky burrë Kamber Krasniqi paska njoftu Sulltanatin e Perandorisë Osmane dhe nuk paska vonu pak kohë Hasanit i paska pas ardhë një letër, thirrje nga Sulltan Abdylhamidi të cilën e paska mbajtë disa kohë në msheftësi edhe nga Babai edhe nga loçko Nona e tij! Profesori i tijë e bën gati shpirtënisht për udhtimin për Stamboll ashtu simbas porosive të Sulltanit. Mbas përshëndetjeve me familjen udha e paska kalu nëpër Shkup te Profesori ku edhe natën e paskan bë ditë tu qajtë hallet kombëtare dhe të kohëve të athershme.

Nëpër Manastir deri në Selanik e tutje paska mbërri deri në Stamboll te vendi ku ia paska pas përshkru vëllau i tijë Shabani qyshë atëherë oficer në Ankara. Edhe aty iu kujtua Profesori i tij dhe porosia që të kërkon një libër me vlerë. Në shitoren plot me mall si në Stambollin e asaj kohe por edhe të sotmit, iu paska pas drejtu shitësit dhe i paska rrëfy për librin. Përnjëherë shitësit qenka shtangu dhe mbas habitjes së papritshme drejtohet te rafti i librave të harrume qyshë nga koha kur gjyshi dhe babai i tijë paskan punu në atë dyqan. E paska mbërri librin e pluhnumë dhe me hamendje e paska pas pytë Hasanin:”A di dhe a mundesh me lexu këtë libër, a kupton se çka thuhet dhe çka përmbanë? Nëse di t’a lexojsh dhe nëse di të më tregojsh diçka, jo vetëm që do t’a dhuroj librin por do t’a dhuroj edhe një lirë të kuqe!?” Hasan çapkëni jo vetëm i madh por edhe si rrallkush mendjempreftë, i paska lexu disa rreshta dhe ia paska përkthy në turqishtën e bukur dhe të drejtë! Shitësi besnik por edhe krenarë me burrin e ri trupdrejtë, trupgjatë dhe i hjeshëm që qëndronte krenarë para tij, pa një pa dy ia dhuron librin edhe një lirë të kuqe (ari-alltën). Hasani tym e vrap mbas dyqaneve ku paska pas ble veshje të re burrash për të nesërmën, për pranimin pranimi te Sulltani në Dollma Bahçe, te Pallati Sulltanorë…
Ndoshta i shqetësumë nga ftesa e papritshme për pranimin nga Sulltani mbasi u hapën shumë dyrë të Pallatit dhe foli me disa nga zabitat e besueshëm në pritje për te më i madhi dhe më i besueshmi i Sulltanit, Hasanit iu kujtua familja, motrat, vllaznit, shoqet dhe shoktë e shkollës edhe ata të katundit me lojnat e atëhershme të thjeshta por shumë shoqnore dhe të përzemërta. Nga kto kujtime e ndau një ushtarak i cili e përcolli deri te një tjetër më i madh që mbante një defter për shënime. Edhe njëherë shënimet të hollësishme edhepse ata i kishin të gjitha qyshë nga ma herët por edhe ia bëni me dije se Truproja e Sulltanit janë poashtu nga ato Toka shqiptare të cilët dhe i thirri për t’u përshëndetë çka për Hasanin dhe ata bashkëvendas ishte edhe një përjetim dhe gëzim i papërshkrueshëm. Zabiti, më besniku i Sulltanit e udhëzoi për mundësinë e strehimit të tij në Pallat apo ku të doje në qytet me harxhimet nga Sulltanati. Mulla Hasani vendosi për qëndrim në Pallat. Të nesërmën iu hapën dyert Hasanit deri te dhoma ku ndodheshte Sulltani. Me përshëndetjen dhe njohtimin e shkurtë të Hasanit Sulltani bëni një shenjë nderimi dhe i mundësoi të ulet afër tij. Ia dha fjalën dhe filloi t’a ndëgjoje me vëmendje rrëfimin për fluturakën, mullinin e erës, kalendaret dhe më në fund për vizatimet dhe armët-pushkët 1, 5 dhe 25 fyshekshe të cilat edhe i paska çelë dhe ia paska kallxu. Sultani kurreshtarë paska kërku që Hasani t’i provojë për t’u bindë ai. Me të parën me një fyshek krisjen prej të cilës paska gjumu Bosfori e paska bë në obborin e pallatit dhe kurë kthehet, Sulltani i habitëm por krenarë nga zemra e thot një “të lumtë biri im” (Aferim evladëm”). Mbas krisjes me ate 5 fyshekshen poashtu në oborr,edhe ma shumë bumbullon Bosfori! Edhe pesë herë aferim evladëm! Dhe për këtë me 25 fyshekë I hapin dritaret dhe Hasanit edhe pse tu iu dridhë durtë i mbështetët Zotit dhe punës së tij dhe me 25 herë grrrrrrrrrrr, e habitë Sulltanin i cili nga kënaqësia, e përqafë dhe i thot 25 Aferim…
Edhe për fluturaken i rrëfen Sulltanit dhe me vizatimet (skicat) që ia kallxon e bindë dhe e krenon Sulltanin i cili me plot dashuri dhe adhurim i paska thonë se zotësinë e tij do tä shpërbleje me ari (alltën) dhe një ditë do t’a ndërtojnë edhe aeroplanin e vërtetë! Tre shqiptarët, truprojave të Sulltanit Azemit, Sherifit dhe Osmanit i paskan pas shëndritë ftyrat nga gëzimi dhe mburrja pë vëllaun e tyre të tejmendshëm dhe mbi të tejzotshëm. Shërbyesit sjellin sofrat me gjitha të mirat e ushqimit, pijeve nga pemtë e mesdheut dhe me ta edhe orkestrën me vegla muzike dhe kangtarë. Hasani u liru dhe lehtësu, sikur i zhytëm në një botë tjetër por i lumtun dhe poashtu krenarë për sukseset dhe punën e palodhshme!
Atëkohë Sulltanin plak nuk e donte jo vetëm bota si Evropa por as të vetit Xhon Turqit (frengjisht Jeunes turcs=Turqit e ri)! Dhe nuk diheshte se kush kishte hy edhe mbrenda oborrit të Sulltanit dhe me çka mireshin! Përnjëherë lindën dyshimet dhe Mulla Hasani u desht që sa ma shpejt të largohet prej Stambollit por së pari duheshte t’i hedhin pushkët mu ati ku gumllunë, në detin e Bosforit e pastaj nën përcjelljen e pregaditme mirë me përcjelljen e një turku që i adhuronte dhe i besonte dërvishvei mbërrini deri në Edrene (Edirne) në kufi me Bulgarinë. Prej aty një shqiptarë tjetër e kishte pas pritë dhe e paska pas nxerrë përtej kufinit dhe e paska pas sjellë deri në Sofje. I mërzitëm për ngjarjen tu u shetitë rrugve të Sofjes e vërenë një puntori ku paskan punu vula të rrumbullakta dhe për disa herë që ka hy dhe dalë, aty i paska ra në gjurmë ambasada Russe. Një ditë e takojnë Hasanin dhe e ftojnë në pallatin e ambasadës për të folë por edhe të dyshymt se mos Mulla Hasani ndoshta qenka donjë spiun i porositëm i Sulltanatit. Nga shpirtëbardhësia dhe pasherrësia e tijë ai ua rrëfen fi e për pe të vërtetën dhe ua kallxon vizatimet-skicat por edhe se armët-pushkat mbasi i paska provu i kishte çitë në ujë të Bosforit! E pabesueshme që një njeri i këtillë i thjeshtë nga pamja të rrëfen dhe të dëshmon kaq mençuri. Dhe për t’u bindë e pysin se, a di me i ndërtu këto pushka. Hasani si Hasani, si rrufe iu paska përgjigjë me PO, me ç’rast ata e paskan mbajtë në lidhje dhe nën mbikqyrje deri sa paskan pas porositë që nga Russia të vijnë dy mjeshtër-teknik të armatimit! Vetëm mbas pak ditëve ia paskan mbërri dy prej tyne nga Moskva dhe për disa ditë e paskan pas pregaditë dhe përshtatë një punëtori në bodrumet e Ambasadës. Gjatë punës dy-tre mujore Mulla Hasan Masurica si kryemjeshtër me të dy russët i paskan pas rindërtu të tri pushkët të njejta si të parat të Mulla Hasanit, me 1, me 2 dhe me 25 fyshekë!!! Kuptohet se Mendjemprefti, Durëshkathti, Shpirtbardhi dhe i madhi Mulla Hasan Masuricën e kishin mujtë bezdisjet dhe mërzitë për familje dhe për disa ditë kthehet te familja e tijë shenjtë në Gjilan ku edhe vazhdon veprimtarinë e tijë fetare dhe Atdhetare deri në ditët e vdekjes!
Russët ia vodhën vizatimet, veglat, mundin por nuk mundën t’a vjedhin vet Hassanin dhe t’ia ndalin as hovin as veprimtarinë e matutjeshme. Ai nga tri gratë e tia i paska lonë Shqiptarisë 11 vajza dhe djem, sa e sa mbesa e nipa e sa e sa stërmbesa e stërnipa të cilët besoj se do të shkojnë hapave të tijë e dhashtë Zoti edhe ia shkofshin. Kudo që të jeni qofshit faqebardhë dhe krenarë jo vetëm ju por e gjithë Shqiptaria!
Dhe dhashtë Zoti u vetëdijsofshin Profesorët dhe Akademikët e Prishtinës dhe nëse jo Universitetin e përgjithshëm së paku Universitetin e shkencave Teknike e emnofshin me:
“MULLA HASAN MASURICA”

Familja së nderume të Hassan Masurica ka merita për rujtjen e gjithë këtyne shënimeve dhe përjetimeve të Babës dhe Babëgjyshit të tyne dhe për dhënjen e besimit Kadrush Sylejmanit, një veprimtarë i palodhshëm me bashkpunëtoret dhe bashkpunëtorët që e paskan ndihmu daljen dhe botimin e këti LIBRI të vleftshëm.
Unë si pjestarë i Shqiptarisë nuk pata fatin t’a kem këtë libër në dorë por falë dashamirësisë dhe nderës së një Miku të familjes Masurica dhe të një Miku t’im Profesorit Skënder Hasani i cili u bind për nderimet, adhurimet dhe krenarinë time ndaj Mulla Hasan Masuricës, nga Gjilani ku edhe e kishta pas kopju me shumë durim dhe kujdesë librin, ma solli në shtëpinë time në Kumanovë! Vetëm librin Për Hoxha Tahsinin, Mulla Hafiz Korrçën dhe këtë kopüje të librit për Mulla Hasan Masuricën i kam lexu nga disa herë e këte për herë të tretë dhe nuk kam lonë faqe pa e shkarravitë me ngjyra sepse çdo herë që e lexojsha gjejsha edhe ma shumë shenime të vleftshme.

Shkrimin e bona me qëllim në gjuhën e Gjyshës dhe Nonës së Hassanit dhe të miave, mu duk se edhe ato edhe i madhi Hassan më kuptojshin dhe ishin ngat muu për orë dhe ditë të cilat ia kushtova këti njeriu të rrallë dhe të Parilindshëm!

Hasan Masurica më 1899, ndërtoi aeroplanin nga dërrasat e plepit dhe përlhura të lyera me dyllë