May 28, 2024
Maqedoni

Mr. Besarta Dauti Ramadani i bashkohet Lëvizjes Besa

“Arsimi, si një nga fushat më të rëndësishme të zhvillimit të një shoqërie është gjithmonë në fokus të Lëvizjes BESA. Nga sot, pjesë e ekipit tonë për avancimin e Arsimit dhe Letërsisë do të jetë edhe Mr. Besarta Dauti Ramadani”, ka shkruar kreu i kësaj partie, Bilall Kasami.

“Si pjesëmarrëse në shumë konferenca të ndryshme me karakter shkencor, udhëheqëse e mbrëmjeve të ndryshme letrare, bashkëautore e disa punimeve të botuara në revista shkencore dhe si lektore, padyshim se Besarta ka bagazh të madh letrar me të cilin mund të kontribuojë tek të rinjtë që të jenë sa më afër arsimit, leximit dhe vlerave kulturore. Besarta me përkushtim do të angazhohet në ngritjen e vetëdijes së rinisë për të qenë sa më pranë librit, që të jenë me DINJITOZ dhe me plotë SHPRESË në vendlindjen e tyre. Bashkohuni edhe Ju, në KALANË e SHPRESËS dhe DINJITETIT!”, ka shkruar Kasami.(INA)